Ndeshja Itali-Izrael “me rrezik të lartë”, vendosen snajperë mbi hotelin e mysafirëve
Në çatinë e hotelit Fruili ku po qëndron ekipi kombëtar izraelit, janë vendosur snajperë, përpara ndeshjes kualifikuese të futbollit në Grupin I të Kupës së Botës 2026 midis Italisë dhe Izraelit në Udine të Italisë.
Zhurma e helikopterëve që mbikëqyrin qytetin është dëgjuar që nga mëngjesi, disa orë para se ndeshja e Italisë kundër Izraelit të fillojë në Stadio Friuli, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Ndeshja është vendosur në kategorinë e rrezikut më të lartë, pavarësisht marrëveshjes të armëpushimit që ka ndaluar dy vjet luftë në Gaza.
Një marshim pro-palestinez është planifikuar të fillojë në qendër të qytetit disa orë para fillimit të ndeshjes dhe pritet të tërheqë rreth 10,000 njerëz, dhe do të mbahet larg stadiumit, i cili ndodhet në periferi të qytetit.
Shumë dyqane dhe restorante kanë vendosur të mos hapen të martën dhe ka rregulla të rrepta për ata që hapen, përfshirë heqjen e çdo mobiljeje të jashtme ose objekteve të tjera që mund të përdoren si armë.
Zona është shpallur “zonë e kuqe” dhe vetëm tifozët me bileta mund të kalojnë nëpër barrierat e larta metalike. /Periskopi/



