Loja ‘Roblox’, reagon Vesa Luma: Është alarmante situata

Loja ‘Roblox’, reagon Vesa Luma: Është alarmante situata

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka ndarë publikisht shqetësimin e saj lidhur me një nga trendet më të përhapura mes fëmijëve, lojën online Roblox.

Në një postim në Instagram, Vesa ka shpërndarë një video ku flet për ndikimin negativ të lojës dhe ka treguar përvojën personale me djalin e saj, Lianin, i cili për disa ditë ishte përfshirë në botën virtuale të Roblox-it.

“O Zot, faleminderit që më ke bërë atë nënën që disa e ‘përqeshin’ se i rri shumë gati djalit. Liani qëndroi vetëm disa ditë në Roblox, deri sa e bëmë të kuptojë vetë që është e keqe si lojë për të. Është alarmante situata,” ka shkruar ajo.

Ky reagim është pritur si një thirrje për ndërgjegjësim prindëror, teksa Vesa ngre pyetjen e madhe që shqetëson shumë familje sot.

Roblox, që në pamje të parë duket si një platformë argëtuese dhe kreative ku fëmijët ndërtojnë botë virtuale, fsheh disa rreziqe serioze. Përdoruesit mund të krijojnë ‘lojëra brenda lojës’, ku shpesh mungon çdo kontroll mbi përmbajtjen, duke i ekspozuar fëmijët ndaj skenave të papërshtatshme, komunikimeve të rrezikshme dhe varësisë digjitale.

Me këtë reagim të ndershëm dhe të sinqertë, artistja i bashkohet zërit të shumë prindërve që kërkojnë më shumë kujdes dhe transparencë në botën online./Periskopi/

Shpërndaje në: