Enrique: Juventusi i fortë por nuk ia kemi frikën
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique sot në konferencë për shtyp para lojës thotë se Juventusi është bërë një superfuqi në ligën italiane.
Takimi mes Barcelonës dhe Juventusit do të zhvillohet nesër në stadiumin e Torinos, duke filluar nga ora 20 e 45, ndërsa trajneri spanjoll e pranon se kampioni aktual i Serie A-s është bërë një klub i fuqishëm.
“Unë nuk e di se si ka qenë në vitin 2015, por tani ata kanë bërë disa nënshkrime tejet të fuqishme duke bërë një ekipi të fortë. Ata janë spektakolarë, por kjo nuk do të thotë se ne do të ndryshojmë idenë tonë të luajtur mirë”, ka thënë Enrique një dit para ndeshjes.
Barcelona kishte mposhtur Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve në vitit 2015 me rezultat 1 me 3. /Periskopi/



