Shqipëria vazhdon me paraqitje të mira, fiton ndaj Jordanisë në miqësore
Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.
Në fakt, ishin miqtë që kaluan të parët me anë të Al Rashdan në minutën e 27-të, por Shqipëria barazoi me një autogol të Abualnadi në të 40-tën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.
Ndërkohë që në pjesën e dytë, “djemtë” e Sylvinhos treguan një tjetër fytyrë. Kombëtarja jonë përmbysi gjithçka, duke shënuar me Brojën, Hoxhën dhe Bajramin. Ndërkohë që në minutën e 90-të, Jordania shënoi me Olwan një gol që rezultoi statistikor.
Vlen të përmendet, se mbrëmjen e sotme Shqipëria ka mposhtur një ekip që është kualifikuar në Botërorin 2026. Ndërkohë që vetë kuqezinjtë, kanë shpresa të mëdha të bëjnë të njëjtën gjë, teksa presin “finalet” e muajit nëntor duke besuar ende te “play-off”.



