Bie numri i lindjeve në gusht 2025, krahasuar me muajin korrik

Bie numri i lindjeve në gusht 2025, krahasuar me muajin korrik

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në muajin gusht 2025 janë regjistruar 2 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 284 lindje janë meshkuj dhe 1 232 lindje janë femra.

ASK thekson se në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore për vitin 2024, Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, me një rënie prej -9.7 për qind, raporton Telegrafi.

Shpërndaje në: