Qesharake: Tifozët e Panamasë u përpoqën t’i bezdisnin lojtarët surinamezë, por ata u përgjigjën duke dalë për të kërcyer dhe kënduar me ta

Qesharake: Tifozët e Panamasë u përpoqën t’i bezdisnin lojtarët surinamezë, por ata u përgjigjën duke dalë për të kërcyer dhe kënduar me ta

Natën para ndeshjes kualifikuese Panama-Surinam për Kupën e Botës 2026, ndodhi një nga skenat më të pazakonta të raundeve kualifikuese.

Një grup tifozësh panamezë u shfaqën përpara hotelit ku po qëndronte ekipi kombëtar surinamez, me qëllim që t’ua prishnin pushimin duke luajtur muzikë me zë të lartë dhe duke ndezur fishekzjarrë, raporton Marca, përcjell Periskopi.

Megjithatë, ajo që dukej si një provokim përfundoi në të kundërtën: lojtarët surinamez dolën nga hoteli për të kënduar dhe kërcyer me ta, për habinë e të pranishmëve.

VIDEO

Shpërndaje në: