Bugaqku: Kallëzimi penal i Pecit, nuk përmbushë asnjë element të veprës penale për të cilën pretendon ai
Vullnet Bugaqku nga KDI, ka analizuar njoftimin për kallëzim penal ndaj gazetarëve nga kandidati i Guxo-s në Mitrovicë për kryetar, Faton Peci. Sipas Bugaqkut, nuk ka asnjë element të veprës penale.
Reagimi i plotë:
Kallëzimi penal i ushtruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, z. Faton Peci, nuk i përmbush asnjërin nga elementet përbërëse të veprës penale: Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.
Kjo ngase, cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (neni 210), përcaktohet në atë mënyrë që kryesi i kësaj vepre penale duhet, me përdorimin e forcës apo me kanosje serioze, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike apo profesionale të votuesit, të ndikojë ose ta detyrojë atë që të votojë në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje.
Me një fjalë, ky veprim mund të konsiderohet si një përpjekje për të tërhequr vëmendje apo përfitim elektoral, por nga aspekti juridik nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe mund të hidhet lehtësisht si i pabazuar.



