Parashqevi Simaku me dedikim prekës për të birin: Largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndarë një dedikim plot emocion për djalin e saj, Luke.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne, çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë”.
Këngëtarja shtoi: “Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë – drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë”.



