Ranieri: Nuk dua të besoj që lojtarët e mi më vranë mua!
Claudio Ranieri është rikthyer të flas për shkarkimin e tij nga Leicester City.
Trajneri italian ka qenë i ftuar në një emision sportiv, me Owen e Carragher.
Ranieri u pyet mos lojtarët e Leicesterit kanë dorë në shkarkimin e tij, të cilët me trajnerin e ri janë këndellur duke shënuar disa fitore radhazi, diçka që kategorikisht e ka refuzuar 65 vjeçari.
“Refuzoj të besoj se lojtarët e mi te Leicesteri më “vranë” mua. Jo, jo, jo”, ishte përgjigja e Ranierit



