Fillon numërimi i fletëvotimeve nga diaspora – 11 tavolina në funksion
Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike njofton se sot, më 17 tetor 2025, duke filluar nga ora 18:00, do të nisë procesi i numërimit të fletëvotimeve të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës.
Procesi i numërimit do të zhvillohet në prani të vëzhguesve të akredituar nga mediat dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në total, janë të organizuara 11 tavolina numërimi, ndërsa çdo media e akredituar mund të dërgojë nga një (1) vëzhgues për çdo tavolinë.



