Zelensky shkon në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pas bisedës telefonike mes Trump dhe Putin

Zelensky shkon në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pas bisedës telefonike mes Trump dhe Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Dyshja shtrëngoi duart para se të hynin brenda, raporton BBC.

Ndërsa dy udhëheqësit shtrënguan duart, gazetarët i bënë pyetje Trumpit me zë të lartë.

“A besoni se mund ta bindni Putinin të përfundojë luftën?” dhe “a po negocion Putini me mirëbesim?”, ishin pyetjet e disa gazetarëve, sipas BBC-së.

Trump nuk iu përgjigj pyetjeve dhe hyri brenda me Zelenskyn.

Shpërndaje në: