Labinot Mirena triumfon sërish, mandati i tretë radhazi për kandidatin e LDK’së
Në një garë të ashpër zgjedhore në Komunën e Obiliqit, Labinot Mirena ka arritur të sigurojë mandatin e tij të tretë radhazi si asambleist, duke konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e fortë të qytetarëve dhe konsistencën e tij politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me numrin 113 në fletëvotim, Mirena ka dalë fitues falë besimit të vazhdueshëm që ka ndërtuar përmes punës së tij, qasjes korrekte dhe përkushtimit ndaj çështjeve lokale.
Nga mbështetësit e tij, ai cilësohet si një prej zërave më të vendosur të LDK’së në Obiliq.
“Besimi që më dhatë për të tretën herë është përgjegjësi e madhe. Do të vazhdoj të punoj me ndershmëri dhe përkushtim për çdo qytetar,” , është shprehur Mirena pas publikimit të rezultateve.
Sipas vëzhguesve politikë, ky rezultat e konsolidon edhe më shumë pozitën e LDK’së në komunën e Obiliqit si dhe vet figurës së Mirenes.



