Lutfi Haziri për protestën në Tiranë: Drejtësi për të gjithë, te Gjergji bashkë

Lutfi Haziri për protestën në Tiranë: Drejtësi për të gjithë, te Gjergji bashkë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas tubimit masiv të mbajtur në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ndau fotografinë virale të tubimit dhe përcolli një mesazh të qartë për drejtësi dhe unitet.

“Drejtësi për të gjithë! Te Gjergji bashkë”, ka shkruar ai, duke shoqëruar mesazhin me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës.

Tubimi, i zhvilluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, mblodhi qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët mbajtën flamuj kombëtarë dhe pankarta me thirrje për drejtësi dhe bashkim kombëtar.

Shpërndaje në: