Votat e diasporës e dërgojnë Gjilanin pa balotazh: Alban Hyseni po fiton bindshëm me mbi 51% ndaj Arbër Ismajlit

Votat e diasporës e dërgojnë Gjilanin pa balotazh: Alban Hyseni po fiton bindshëm me mbi 51% ndaj Arbër Ismajlit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë ku tashmë janë publikuar rezultatet e para.
Nga mbi 85% e votave të numëruara me postë, Alban Hyseni i VV-së po e mposht bindshëm Arbër Ismajlin e LDK-së.Hyseni ka 51.77% të votave, kurse Ismajli renditet i dyti me 36.32%.
I treti renditet Riad Rashiti i PDK-së me 9.19%.

Shpërndaje në: