Agim Aliu viziton anëtarët e KKZ-së të lënduar në aksident trafiku

Agim Aliu viziton anëtarët e KKZ-së të lënduar në aksident trafiku

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor të cilët janë përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Slivovë, derisa ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, në kuadër të procesit zgjedhorë.

Sipas njoftimit të komunës është bërë e ditur se gjendja e të lënduarëve po monitorohet nga ekipet mjekësore, raporton Periskopi.

“Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksidentin e djeshëm. Mesditën e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu vizitoi të lënduarit e aksidentit të djeshëm në fshatin Slivovë, me ç’rast morën lëndimet të rënda anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor. Gjendja e të lënduarve po monitorohet vazhdueshëm nga ekipe të specializuara mjekësore. Urojmë për shërimin e shpejt të të lënduarve, ashtu që sa më parë t’i kthehen familjeve të tyre dhe aktiviteteve të punës”, thuhet në njoftim.

Noftimi i plotë:

Ndërsa, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla bëri të ditur se të dy të lënduarit janë dërguar në Klinikën Intensive, pas intervenimit në Emergjencë.

Aksidenti në Ferizaj, QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të pesë anëtarëve të KKZ-së

 

Shpërndaje në: