Aro Muric thjesht mahnitës, mban sërish portën e paprekur në Itali – paraqitje pozitive bëjnë edhe Ramadani e Berisha
Portieri i Kosovës Aro Muric sërish ka qenë më i vlerësuar te Sassuolo, në barazimin 0-0 ndaj Lecces.
“Gardiani” bëri dy pritje fantastike, një brenda zonës, ndërsa kompletoi 29 pasime nga 43 të mundshme. “SofaScore” e vlerësoi me me notën më të lartë në ndeshje, pra 7.6.
Përballë Muric kishte dy mesfushorët shqiptarë si Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, që gjithashtu zhvilluan paraqitje fantastike.



