Përfundon aventura e Brikena Selmanit në “Miss Grand International 2025”, nuk vlerësohet me asnjë çmim
Finalja e madhe e Miss Grand International 2025 u zhvillua sot, ku përfaqësuesja e Kosovës, Brikena Selmani, përfundoi rrugëtimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz ndërkombëtar të bukurisë.
Megjithëse nuk arriti të kalojë në Top 22 dhe nuk u shpall me asnjë çmim të mbrëmjes, Brikena la një përshtypje të fortë me paraqitjen e saj glamuroze.
Ajo shkëlqeu në skenë me një fustan të artë, duke tërhequr vëmendjen me vetëbesimin dhe elegancën që e karakterizon.

Gjatë garës, Brikena ishte bërë virale për një moment të veçantë me mikrofonin në një nga paraqitjet e saj, duke fituar simpatinë e shumë ndjekësve në rrjetet sociale, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Edhe pse rrugëtimi i saj në Miss Grand International ka përfunduar, Brikena Selmani mbetet një nga përfaqësueset më të ndjekura dhe më të komentuar të Kosovës në skenat ndërkombëtare të bukurisë. /Periskopi/
View this post on Instagram



