Mediat italiane: Zhegrova mund të mungojë edhe ndaj Real Madridit

Mediat italiane: Zhegrova mund të mungojë edhe ndaj Real Madridit

Anësori i Juventusit, Edon Zhegrova, rrezikon të humbasë ndeshjen e ardhshme të Juventusit në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit të mërkurën në mbrëmje për shkak të dëmtimit të tij të fundit.

Futbollisti kosovar është paraqitur vetëm 36 minuta në tre paraqitje si zëvendësues që kur iu bashkua Juventusit, përcjell Periskopi.

Ai nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje garuese për klubin ose kombëtaren që nga dhjetori i kaluar për shkak të një dëmtimi në muskuj që e mbajti jashtë gjysmës së dytë të sezonit 2024-25.

Tani, sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, Zhegrova mund të humbasë edhe duelin e Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Real Madridit në Bernabeu.

Shpërndaje në: