Alonso: Jam shumë i kënaqur me Mbappe, por ne nuk varemi nga ai
Në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 të Real Madridit kundër Getafes, Xabi Alonso tha se ishte shumë i lumtur me Kylian Mbappe, por mohoi pretendimin se skuadra e tij ishte e varur nga sulmuesi francez.
Mbappe ishte përsëri protagonist, pasi në minutën e 80-të të ndeshjes, ai i dha ekipit madrilen një fitore të rëndësishme dhe është në krye të tabelës së golashënuesve të LaLiga-s me 10 gola.
“Nuk do ta thoja këtë. Jemi shumë të kënaqur me formën e tij. Ai është vendimtar. Por kemi nevojë për të gjithë. Golat sjellin pikë, kjo është e qartë, por nuk më pëlqen që ata thonë se varemi nga Mbappe. Ka shumë punë për t’u bërë pas kësaj”, tha Alonso.



