Historike: Suedia ka një mbret të ri të futbollit, që vjen nga një fshat me 1500 banorë

Historike: Suedia ka një mbret të ri të futbollit, që vjen nga një fshat me 1500 banorë

Historia suedeze u rishkrua pasi Mjallby fitoi trofeun e parë të madh dhe kompletoi një nga historitë më të mëdha të futbollit.

Ekipi nga fshati i vogël i Hellevik (me popullsi 1500 banorë) mposhti Goteborgun me rezultatin 2-0 jashtë fushe për të siguruar titullin e Allsvenskan.

Deri sot, ekipi modest nuk kishte përfunduar kurrë më lart se vendi i pestë në ligën më të lartë suedeze, por tani triumfoi si kampion tre raunde para përfundimit të sezonit.

“Është diçka që nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte në jetën time”, tha futbollisti Bergstrom me buzëqeshje, ndërsa qëndrimi i tij i tretë në klub solli momentin magjik.

Shpërndaje në: