“Nga 700 deri në 3 mijë euro” – Shqiptarët nuk kursejnë hiç për fanellat e ndeshjes historike ndaj Serbisë, i blejnë ato në ankand
Ndeshja Serbi – Shqipëri, që u fitua nga kombëtarja kuqezi do mbahet mend nga çdo shqiptar për një kohë të gjatë.
Fitorja 0-1 shijoi shumë për shqiptarët gjithandej… E kush nuk do donte t’a kishte fanellën e djersitur nga lojtarët shqiptarë në atë duel.
Në fakt, FSHF hedh fanellat në ankand pas çdo dueli dhe shifrat e fanellave të shitura të asaj ndeshje kanë shkuar në çmime marramendëse.
Fanella e Rey Manaj, golashënuesit të vetëm u shit për 3 mijë e 98 euro. Një shtetas i amerikës e bleu përfundimisht fanellën, pasi kishte ofertën më të lartë.
Fanella e kombëtares shqiptare e nënshkruar nga të gjithë lojtarët u shit për 1 mijë e 25 euro, teksa ajo e Kristjan Asllanit për 1 mijë e 7 euro.963 euro u ble fanella e Mario Mitaj nga një shtetas i Kanadasë, teksa një shtetas i Shqipërisë bleu atë të Brojës për 779 euro.
Të ardhurat e mbledhura nga këto fanella do të përdoren për të vazhduar zhvillimin dhe rritjen e kombëtares dhe do të përdoren për projekte të ndryshme



