Granit Begolli, trajneri i ri i Feronikelit 74′

Granit Begolli, trajneri i ri i Feronikelit 74′

Skuadra e Feronikelit 74′ ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Granit Dervisholli.

Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, trajneri i ri i Feronikelit 74′ do jetë Granit Begolli, i cili do nënshkruajë për 1 vit e gjysmë me klubin nga Drenasi.

35 vjeçari rikthehet në punën si trajner tek Feronikeli, një ambient që e njeh shumë mirë, pasi në të kaluarën kishte momente të bukura në “Rexhep Rexhepi”.

Në sezonin 2022/23, Begolli fitoi titullin kampion dhe e riktheu Feronikelin në Superligë.

Në sezonin aktual, Feronikeli ndodhet në vendin e katërt me 23 pikë, dy më pak se Vushtrria që kryeson.

Shpërndaje në: