Dueli kundër Realit, Juventusi vendos për fatin e Zhegrovës
Juventusi të mërkurën do të përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe ishte në dyshim nëse anësori Edon Zhegrova do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen në Madrid.
Zhegrova nuk ka luajtur në humbjen nga Como në fundjavë shkaku i një lëndimi, por me gjasë është rikuperuar pasi gjendet në listën e Juves për natën e Ligës së Kampionëve.
Juve ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje dhe në të ndodhet edhe Zhegrova.



