Katër të vrarë në një sulm me dron rus në Chernihiv të Ukrainës

Katër të vrarë në një sulm me dron rus në Chernihiv të Ukrainës

Katër persona janë vrarë pas një sulmi me dron rus në rajonin e Chernihivit të Ukrainës, sipas një media atje.

Kreu i policisë rajonale, Ihor Ishchenko tha se nga ky sulm janë plagosur edhe shtatë persona, në mesin e të cilëve ishte edhe një 10-vjeçar, raporton Sky News.

Është raportuar se dronët të cilët janë përdorur në sulm ishin të modelit iranian Shahed.

Gjithashtu bëhet e ditur se njëri prej të plagosurve thuhet se është në gjendje të rëndë./Periskopi/

Shpërndaje në: