Sot u dha kartoni i kuq më i shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve

Sot u dha kartoni i kuq më i shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve

Joao Correia, një lojtar i Pafos të Qipros, u ndëshkua me karton të kuq vetëm në minutën e 4-të të ndeshjes së raundit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Ky incident është bërë tashmë një moment historik në Ligën e Kampionëve.

Kartoni i kuq që iu dha anësorit të Pafos, Joao Correia, në minutën 3:03 është tani më i shpejti në historinë e turneut.

Deri më sot, rekordi i përkiste mbrojtësit ukrainas Oleksandr Kucher të Shakhtar, i cili u përjashtua në minutën 3:59 në ndeshjen Bayern kundër Shakhtar në vitin 2015.

Pamje nga momenti kur Correia ndëshkohet me të kuq.

VIDEO

Shpërndaje në: