Superylli i Hollywood-it Tom Hanks u duk krejtësisht i panjohur në metronë e New York-ut

Superylli i Hollywood-it Tom Hanks u duk krejtësisht i panjohur në metronë e New York-ut

Aktori i njohur i Hollywoodit, Tom Hanks, është pikasur së fundmi duke udhëtuar me metronë e qytetit të New York-ut.

Ylli i filmit “Forrest Gump”, dhe dy herë fituesi i çmimit Oscar, u fotografua të martën derisa po udhëtonte me një tren të linjës 6 në drejtim veri.

Aktori ishte përpjekur të mos binte në sy. Ai kishte vendosur një maskë në fytyrë, derisa kishte vendosur po ashtu një kapele leshi ngjyrë jeshile, derisa kishte vendosur po ashtu edhe syze.

Ai e kishte kompletuar veshjen e rastësishme me pantallona të errëta dhe këpucë të zeza klasike, ndërsa mbante me vete edhe një çantë ngjyrë jeshile për udhëtimin.

Një foto tjetër tregonte aktorin e filmit “Cast Away” duke parë drejt e në kamera, teksa mbahej në një dorezë të metrosë, ndërsa një tjetër e tregonte duke qëndruar në këmbë dhe duke u kapur me të dyja duart për dorezat e trenit.

Babai i katër fëmijëve është parë shpeshherë më parë duke përdorur metronë. Më 8 tetor, Hanks ishte fotografuar sërish duke udhëtuar me transportin publik të njohur, veshur me një këmishë dhe pantallona të zeza, mbi të cilat kishte një xhaketë prej xhinsi ngjyrë bezhë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ai kishte veshur gjithashtu çizme të zeza me stil ushtarak, kufje të mëdha dhe, sërish, një maskë mjekësore. Për atë dalje, aktori mbante një çantë shpine ngjyrë jeshile ulliri./Periskopi/

Shpërndaje në: