Vetëvendosje e para për shpenzime për muajt korrik–shtator
Janë publikuar shpenzimet tre mujore të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar shpenzimet më të larta ndër subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për tremujorin korrik – shtator 2025.
Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me shpenzimet më të larta gjatë këtij tremujori, me gjithsej 663,459 euro të deklaruara. Këto shpenzime përfshijnë aktivitetet politike, funksionimin e partisë dhe shpenzime të tjera operative.


Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka raportuar një shumë prej 220,660 euro për tremujorin e njëjtë.


Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se ka shpenzuar gjithsej 188,533 euro.


Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paraqitur shpenzime në vlerë prej 40,765 euro, që është shuma më e ulët në krahasim me partitë tjera parlamentare.





