Deputeti i VV: Do ta formojmë Qeverinë Kurti 3
Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, është optimist se Qeveria Kurit 3 do të zgjidhet brenda afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re.
Thaçi u bënë thirrje partive të ish-opozitës që të bëhen bashkë për formimin e institucioneve të reja.
‘’Sigurisht se është momenti që të zgjidhet Qeveria Kurti 3 dhe ne si LVV presim reflektimin nga ana e deputetëve të opozitës që të bëhemi bashkë dhe t’i krijojmë institucionet tona edhe pse ka pasur një vonesë në këtë drejtim. Sigurisht se do të ketë numra dhe do të kemi formimin e Qeverisë Kurti 3”, tha Thaçi për rtv21.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dje tha se do të bëjnë përpjekje deri të dielën për sigurimin e numrave të nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, komunikimet me përfaqësuesit politik janë duke vazhduar, por vlerëson nuk e ka të lehtë krijimin e shumicës së nevojshme.



