Kandidati për kryebashkiak të New Yorkut bën me duar shenjën e shqiponjës
Zohran Mamdani, kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të New York-ut, tërhoqi vëmendjen e komunitetit shqiptar dhe jo vetëm, teksa u shfaq duke bërë shenjën e famshme të shqiponjës shqiptare me dorë gjatë një takimi me mbështetësit në lagjen Queens.
Ky gjest simbolik, i njohur si shenja e shqiponjës, përfaqëson krenarinë dhe identitetin kombëtar shqiptar dhe u prit me entuziazëm nga shqiptarët që ishin prezent në ngjarje.
Veprimi i Mamdanit u pa si një mënyrë për të lidhur më fort me komunitetin shqiptar në qytet dhe për të treguar respekt ndaj trashëgimisë së tij kulturore.
View this post on Instagram
Ndryshe, Mamdani është një politikan i ri dhe progresiv nga New Yorku, i njohur për angazhimin në drejtësi sociale dhe reforma ekonomike. Në vitin 2025, ai fitoi nominimin demokrat për kryebashkiak të New Yorkut, duke mundur ish-guvernatorin, Andrew Cuomo në primaret e partisë.
Nëse fiton në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, ai do të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman dhe i pari me origjinë indiane në historinë e qytetit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Zohran Kwame Mamdani lindi më 18 tetor 1991 në Kampala, Uganda. Është djali i regjisores indiane-amerikane Mira Nair dhe studiuesit Mahmood Mamdani, i cili ka origjinë indiane dhe ka jetuar në Ugandë.
Në moshën 7-vjeçare, familja e tij u shpërngul në New York, ku ai ndoqi shkollën Bronx High School of Science dhe më pas studioi Africana Studies në Bowdoin College në Maine. Në vitin 2018, ai u bë shtetas amerikan. /Periskopi/
View this post on Instagram



