Ardon Jashari i gatshëm kundër Kosovës, mësohet data e kthimit në fushë
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është rikthyer në disa seanca stërvitore, të lehta dhe po bëhet gati për t’u rikthyer në fushën e blertë.
Mesfushori i cili u transferua te Milani gjatë afatit kalimtar të verës, më datën 8 nëntor pritet që të jetë në stolin e “kuqezinjëve” për ndeshjen kundër Parmas, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.
Nuk dihet saktë, kjo varet krejt nga trajneri Murat Yakin – pra nëse ky i fundit e fton, atëherë Jashari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.
Kujtojmë që Jashari pësoi një lëndim menjëherë në fillim të sezonit, ku e la atë jashtë fushave për më shumë se 6 javë./Periskopi/
🚨🤩🔙 | 𝑳𝑨𝑻𝑬𝑺𝑻: Ardon Jashari is on track to return from his fibula injury and could be on the bench vs Parma (Saturday, November 8th).
The Swiss midfielder is back running on the pitch, final step before returning to full team training. 🏃♂️ pic.twitter.com/hNuXTnR9hg
— Milan Xtra (@MilanXtra) October 23, 2025



