Çfarë është “Sindroma e Stokholmit” që Kim Kardashian pretendon se e ka pasur gjatë martezës me Kanye Westin?
Kim Kardashian ka folur hapur për periudhën e vështirë që kaloi gjatë ndarjes nga reperi Kanye West, duke pranuar se beson se ka vuajtur nga ajo që e përshkroi si “sindroma e Stokholmit”.
Deklaratat e saj u bënë publike në episodin e parë të sezonit të shtatë të serialit The Kardashians, shkruan Just Jared.
Në episodin që transmetohet në platformën Hulu, Kim tregoi se për një kohë të gjatë është përpjekur t’i mbajë të fshehura ndjenjat e saj. “E kam mbajtur brenda vetes për një kohë të gjatë” – tha ajo. “Gjithmonë ndihesha sikur po vuaja nga një lloj sindromi të Stokholmit, ku ndihesha keq për të, e mbroja dhe doja t’i ndihmoja. Mendoja se duhej vetëm të duroja, ose se mund ta ndihmoja të ndryshonte”.
Sipas përkufizimit të Cleveland Clinic, “sindroma e Stokholmit” është një mekanizëm psikologjik përballjeje që shfaqet në situata dhune apo abuzimi, ku viktimat, me kalimin e kohës, zhvillojnë ndjenja pozitive ndaj personit që i ka dëmtuar ose i ka mbajtur nën kontroll.
Ky term përdoret në raste të ndryshme, përfshirë abuzimin në fëmijëri, abuzimin në marrëdhënie intime, rastet e trafikut të qenieve njerëzore apo edhe në ambientet sportive. Emri e ka origjinën nga një ngjarje e vitit 1973 në Stokholm, kur gjatë një grabitjeje banke disa pengje filluan të ndienin empati për grabitësit e tyre, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Kim theksoi se, pavarësisht gjithçkaje, nuk beson se do të mund të shkëputet plotësisht nga Kanye, me të cilin ka katër fëmijë. “Kjo është realiteti im — kam katër fëmijë me të. Është shumë e ndërlikuar. Kjo është një ndarje, jo një rrëmbim,” – u shpreh ajo.
Në të njëjtin episod, Kim zbuloi gjithashtu se mjekët i kanë diagnostikuar një aneurizëm – një fryrje në arterien e trurit – duke e cilësuar këtë si një tjetër periudhë sfiduese në jetën e saj./Periskopi/



