“Fitorja u dedikohet atyre që derdhën lot e gjak për flamurin” – Myrto Uzuni rrëfen emocionet e triumfit historik ndaj Serbisë

“Fitorja u dedikohet atyre që derdhën lot e gjak për flamurin” – Myrto Uzuni rrëfen emocionet e triumfit historik ndaj Serbisë

Dikush mund të mendojë se shqiponjat aterojnë vetëm nga qielli, por djemtë e Kombëtares u përkujdesën që ajo të vinte direkt nga fusha. Myrto Uzuni flet ekskluzivisht për Telegrafin për emocionet, gëzimin dhe krenarinë që shoqëroi çdo moment të fitores historike ndaj Serbisë, formën e tij këtë sezon në MLS me Austin si dhe objektivat e tij me klubin.

Shqipëria mori fitore minimale me rezultat 1-0 në Leskovc falë golit të shënuar nga Rey Manaj, duke rritur ndjeshëm gjasat për kualifikim në fazën e ‘play-off-it’ për Kupën e Botës 2026.

Për Uzunin, ambienti armiqësor në shkallët e stadiumit dhe thirrjet anti-Kosovë nuk patën aspak ndikim, pasi në mendjen e tij dhe të bashkëlojtarëve ishte vetëm fitorja.

“Jam shumë i lumtur. Kisha kohë që prisja ndeshjen ndaj Serbisë sepse përfaqësonim të gjithë kombin tonë. Më në fund u shpërblye gjithë ajo djersë që kam derdhur ndër vite për fanellën e Kombëtares”.

“Thirrjet kundër shqiptarëve më motivonin jashtë mase, sepse e dija që po luaja për kombin tonë, për Kosovën, dhe nuk doja të humbisja asnjë duel”.

30-vjeçari merita të mëdha për fitoren ndaj Serbisë dhe për pozitën e Shqipërisë në grup i jep përzgjedhësit Sylvinho.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kurti në AKI: Inteligjenca shtyllë e sovranitetit, mbështetja vazhdon me rritje buxheti

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku ka takuar drejtorin…

Albian Hajdari dhuron asistim mahnitës ndaj Kolnit

Qendërmbrojtësi i Kosovës Albian Hajdari ka asistuar për ta barazuar rezultatin ndaj Koln. Hoffenheim ishte…

Njihuni me Punchin, majmuni i braktisur që po pushton internetin me shpejtësi

I braktisur, i ngacmuar dhe i lënë të zgjidhte gjërat vetë, Punch gjeti një mik…

Macron: Vendimi i Supremes në Amerikë tregon rëndësinë e kundërmasave në demokraci

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi…

Florent Hadërgjonaj shënon supergol ndaj Basaksehirit

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj është duke vazhduar me formën e shkëlqyer te Alaynspori. 31-vjeçari realizoi një…

Aksident në Istog, lëndohen dy persona

Sot rreth orës 13:25 ka ndodhur një aksident mes dy veturave në rrugën “Lidhja e…

Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander…

Mërgim Vojvoda shënon supergol ndaj Juventusit (VIDEO)

Mërgim Vojvoda i ka dhënë epërsinë skuadrës së Comos, në ndeshjen ndaj Juventusit. Mbrojtësi i…