Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Juventusi ka shkarkuar trajnerin e tyre, Igor Tudor, dhe se një deklaratë zyrtare pritet të dal sot.

Tudor nuk është më trajner i Juventusit dhe tekniku kroat është informuar tashmë për vendimin e klubit, sipas “Gazzetta“, përcjell Periskopi.

Shkarkimi i tij, vije pas paraqitjeve tejet të dobëta të bardh e zinjve, hiç më larg se mbrëmë ishte edhe humbja e radhës ndaj Lazio në Seria A.

Vlen të theksohet se edhe ylli jonë kosovar, Edon Zhegrova, nuk gjeti minuta të mjaftueshëm nën drejtimin e Tudor, pavarësisht se u ble për më shumë se 15 milionë nga Lille. /Periskopi/


Shpërndaje në: