Shqipëria e fundos dhe ia ‘palon’ Greqisë

Shqipëria e fundos dhe ia ‘palon’ Greqisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra, është eliminuar me kokën ulur nga kualifikimet e Kupës së Botës.

Vashat kosovare u mposhtën 1 me 3 në ndeshjen e fundit kundër Maltës. Golat në këtë takim i shënuan: Cuschieri, Theuma dhe Flask, ndërsa për Kosovën të vetmin gol e shënoi, Shala.

Kosova e mbylli këtë aventurë në pozitën e fundit në tabelë me asnjë pikë, përkundër tri ndeshjeve të luajtura.

Në anën tjetër një lajm i mirë për Shqipërinë pasi mposhti Greqinë me rezultat 2-1, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Shpërndaje në: