Reperi Marin rrëfen tragjike të fëmijës: Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte edhe më e madhe

Reperi Marin rrëfen tragjike të fëmijës: Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte edhe më e madhe

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë me publikun një nga përjetimet më të dhimbshme të jetës së tij – humbjen e fëmijës menjëherë pas lindjes.

Në një intervistë emocionuese për emisionin “Goca dhe Gra”, ai rrëfehet mes lotësh për ngjarjen që e tronditi thellë dhe falënderon Zotin për forcën që ia dha për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i ndodhë askujt, sepse është një ngjarje shumë e rëndë. Ja kisha vendosur emrin”, rrëfen reperi.

Marin tregoi se ndodhej në Angli, ku doktori që po ndiqte bashkëshorten e tij ishte fetar, dhe se përballja me dhimbjen ishte jashtëzakonisht e vështirë. Megjithatë, ai thekson se forca e dhënë nga Zoti e ndihmoi të qëndronte i fortë: “Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu falënderoi familjen, miqtë dhe fansat për mbështetjen dhe komentet ngushëlluese: “Kur lexoja fansat që më ngushëlluan, isha i lumtur sepse ka akoma mirësi. Do të doja që të bënim më shumë për njëri-tjetrin. Ndjenja më e mirë se e të marrit është ajo e të dhënit”, shtoi Marin.

Rrëfimi i reperit tregon jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe rëndësinë e forcës shpirtërore dhe mbështetjes së njerëzve përreth në momentet më të vështira të jetës./Periskopi

Shpërndaje në: