Elhaida Dani: Mora kërcënime me jetë pas lidhjes me Ledianin në “Dancing With the Stars”

Elhaida Dani: Mora kërcënime me jetë pas lidhjes me Ledianin në “Dancing With the Stars”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka folur për herë të parë për përjetimet e saj gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing With the Stars”.

Artistja u përfshi në një lidhje me balerinin Ledian Agallijaj, që gjithashtu tërhoqi vëmendje të madhe të publikut.

Në një intervistë për “The Dalina Show”, Elhaida zbuloi se përveç sfidave dhe emocioneve të garës, ajo u përball me një valë të ashpër urrejtjeje dhe komentesh negative në rrjetet sociale.

“Më vinin mesazhe të tmerrshme! Mesazhe vrasjeje. Nuk ishte aspak e drejtë të ndodhte ajo gjë. Po të mos isha lidhur në ‘Dancing With the Stars’, do ta kisha fituar”, rrëfeu ajo.

E njëjta shtoi se kjo periudhë e vështirë e preku emocionalisht, por njëkohësisht e bëri më të fortë dhe më të vetëdijshme për ndikimin që kanë komentet negative online.

Ka shprehur gjithashtu se është e vetëdijshme për rëndësinë e mbajtjes së një distance nga negativiteti në rrjetet sociale dhe për ruajtjen e mirëqenies emocionale.

Dani përfundoi intervistën duke theksuar se përvojat e tilla, edhe pse të vështira, i japin mësime të vlefshme për jetën dhe karrierën, duke e bërë më të fortë për të përballuar sfidat e ardhshme.

Shpërndaje në: