Udhëtim masiv nga “Torcida” për derbin rajonal të Ligës së Parë

Udhëtim masiv nga “Torcida” për derbin rajonal të Ligës së Parë

Atmosferë elektrizuese pritet këtë të shtunë në stadiumin “Ferki Aliu”, ku do të zhvillohet derbi i zjarrtë i Raiffeisen Ligës së Parë ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës.

Sipas raportimeve të fundit, rreth 300 tifozë të Trepçës, të njohur si “Torcida”, do të udhëtojnë drejt Vushtrrisë për të përkrahur skuadrën e tyre në këtë përballje të rëndësishme.

Ky udhëtim masiv dëshmon për rivalitetin e fortë sportiv dhe pasionin e jashtëzakonshëm që shoqëron çdo duel mes dy skuadrave me traditë në futbollin kosovar.

Shpërndaje në: