Këto ilaçe nuk duhet t’i merrni kurrë me kafe, mund të shkaktojnë sulm në zemër

Këto ilaçe nuk duhet t’i merrni kurrë me kafe, mund të shkaktojnë sulm në zemër

Pavarësisht nëse je person që zgjohet herët apo jo, shumë prej nesh e kanë të vështirë ta nisim ditën pa një dozë kafeine.

Edhe pse kafeja është treguar se ul rrezikun e një sërë sëmundjesh serioze, nga kanceri deri te sëmundjet e zemrës, pirja e ilaçeve me një filxhan kafe mund të mos e ulë vetëm efektin e tyre, por edhe të rrisë rrezikun e efekteve anësore serioze, ka paralajmëruar një farmacist i njohur.

Nga qetësuesit e zakonshëm të dhimbjeve te tabletat kundër ftohjes e gripit që merren pa recetë, e deri te barnat për tensionin e gjakut, kafeina mund të shkaktojë ndërveprime që ndryshojnë mënyrën se si trupi i përthith, përpunon dhe nxjerr jashtë ilaçet — dhe kjo jo gjithmonë është në të mirën tonë, raporton DailyMail, transmeton Periskopi.

“Kafja e mëngjesit mund të duket e padëmshme, por kafeina mund të ndikojë në mënyrën se si trupi yt i përpunon barnat,” shpjegoi farmacisti përshkrues në Chemist4U, Ian Budd.

“Ndërveprimet kryesore ndodhin në mëlçi, ku kafeina mund të përshpejtojë mënyrën se si disa barna shpërbëhen ose të shtojë intensitetin e efekteve anësore të tyre.

Nëse merr rregullisht barna me recetë, ia vlen të mendosh se kur dhe sa kafe pi.”

Edhe ndryshimet e vogla në kohë, si për shembull të presësh një orë pas marrjes së dozës para se të pish kafe, mund të bëjnë ndryshim në mënyrën se si funksionon ilaçi yt dhe në mënyrën se si ndihesh, shtoi ai.

Këtu, ne shpjegojmë saktësisht se si kafeja mund të ndërhyjë me ilaçet e tua dhe cilat kombinime duhen shmangur…

Shpërndaje në: