“Nuk do të dënohet”, Xabi Alonso për gjestin e Vini Jr: Ka kërkuar falje!

“Nuk do të dënohet”, Xabi Alonso për gjestin e Vini Jr: Ka kërkuar falje!

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka folur për “MARCA” në lidhje me gjestin e lojtarit të tij, Vinicius Jr në “El Clasico”.

 

 

 

Vini Jr u zëvendësua në derbi dhe bëri gjeste jo të mira gjatë largimit drejt dhomave të zhveshjes.

Xabi Alonso tregon se sulmuesi brazilian nuk do të dënohet, edhe pse në media ishte raportuar se mund të ndodhë një gjë e tillë!

“Vinicius Jr nuk do të dënohet. Kjo gjë ka marrë fund. Ai kishte një fjalim fantastik para të gjithëve”, u shpreh Xabi Alonso.

 

 

Kujtojmë se nesër Real Madridi luan ndeshjen e rëndësishme për javën e 11-të në La Liga ndaj Valencias në “Santiago”.

Shpërndaje në: