Liverpooli goditet sërish, Sloti konfirmon: Isak do të mungojë edhe ndaj Aston Villas
Skuadra e Liverpoolit këtë vikend luan një ndeshje të vështirë, ndaj Aston Villas, e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.
Trajneri, Arne Slot – u paraqit në konferencë për media dhe dha lajmin e keq për tifozët.
Sulmuesi suedez, Alexander Isak do të mungojë nesër në këtë ndeshje shkaku i lëndimit.
“Isak dhe Curtis do jenë 99 për qind jashtë skuadrës këtë vikend. Ryan Gravenberch ka stërvitur me ne sot…”, u shpreh Slot.
Kujtojmë se Liverpooli nuk është në gjendje të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit. Ata kanë pësuar gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit.



