Arijon Ibrahimovic ia bën sefte te Heidenheim, asiston ndaj Frankfurtit
Lojtari që shumë shpejtë pritet t’i bashkohet Kosovës, sulmuesi Arijon Ibrahimovic ka dhënë kontributin e parë në Bundesliga që kur nënshkroi me Heidenheim.
Futbollisti me prejardhje nga Prizreni dhuroi një asistim fantastik te Budu Zivzivadze, për të kaluar Heidenheim në epërsi.
Me një stil të bukur para portierit dhe mbrojtësit, Ibrahimovic e vendosi gjeorgjianin në një pozitë shumë të favorshme, ku e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
🇩🇪 Heidenheim 1-0 Frankfurt | Bundesliga
El equipo en zona de descenso da la sorpresa abriendo el marcador ante un Frankfurt que pelea por torneos internacionales. Gol del georgiano Budu Zivzivadze 🇬🇪pic.twitter.com/qDicDv2KUy
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) November 1, 2025
Mbetet të shihet nëse Ibrahimovic do t’i bashkohet Kosovës qysh në dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës./Periskopi



