Flet ylli i Dortmund pas shpërthimeve: Tregon tmerrin që pa me sy të tij (Foto)
Portieri i Borussia Dormtund, Roman Burki, ka folur për tmerrin që ka përjetuar ai dhe bashkëlojtarët e tij, pas tre shpërthimeve në autobusin e tyre.
Burki është deklaruar për ‘Blick.ch’, ku ka sqaruar tmerrin që kanë përjetuar gjatë shpërthimeve.
“Ne u larguam nga hoteli në ora 19:15, dhe zbritëm në rrugë. Kur hymë në rrugën kryesore, aty është dëgjuar një shpërthim i madh”, ka deklaruar Burki, transmeton Periskopi.

“Unë isha i ulur pas Batras, i cili pësoi lëndime pas thyerjes së xhamit”.
“Pas shpërthimit, ne jemi ulur të gjithë në dysheme. Ne nuk e dinim se çfarë ndodhi. Policia ishin shumë të shpejtë dhe të sigurt. Ne të gjithë ishim të shokuar, askush nuk mendoi për ndeshjen e futbollit në atë moment”. /Periskopi/



