Liverpooli mposht Aston Villan

Liverpooli mposht Aston Villan

Skuadra e Liverpoolit është kthyer te fitorja në Premier League, pas katër humbjeve radhazi.

Liverpooli të shtunën mbrëma e mposhti Aston Villan në shtëpi me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së dhjetë të elitës së futbollit anglez.

Mohamed Salah e shënoi golin e parë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Për 2:0 realizoi Ryan Gravenberch në minutën e 58-të.

Liverpoolit iu anulua edhe një gol i Hugo Ekitikes në minutën e 43-të për shkak të pozitës jashtë loje.

“Të Kuqtë” kanë 18 pikë. Aston Villa ka tri pikë më pak./Periskopi

Shpërndaje në: