A lindin më shumë djem apo vajza pas fertilizimit in vitro (IVF)?

A lindin më shumë djem apo vajza pas fertilizimit in vitro (IVF)?

Shkencëtarët zbulojnë se ritmi i zhvillimit të embrioneve, algoritmet e përzgjedhjes dhe madje edhe inteligjenca artificiale mund të ndikojnë në përbërjen gjinore të foshnjave të lindura përmes IVF-it

Kur çiftet planifikojnë të kenë fëmijë, shumica besojnë se shanset për vajzë ose djalë janë të barabarta – 50:50. Megjithatë, në rastet kur shtatzënia arrihet përmes fertilizimit in vitro (IVF), mundësia që foshnja të jetë djalë është më e madhe.

Studiuesit kanë zbuluar se embrionet mashkullore zhvillohen pak më shpejt, prandaj ato zgjidhen më shpesh për t’u transferuar në mitër. Kjo është arsyeja pse shanset që një çift që bën IVF të ketë djalë arrijnë deri në 56 nga 100 raste.

“Kur e lidhim zhvillimin më të shpejtë me cilësinë më të mirë, pa vetëdije zgjedhim më shpesh embrionet mashkullore”, shpjegon Dr. Helen O’Neil, specialiste e fertilitetit në Universitetin e Londrës. “Mjetet që përdorim për përzgjedhjen e embrioneve favorizojnë gjininë mashkullore”.

Pse embrionet mashkullore janë “më të shpejta”

Embrionet mashkullore mbartin kromozomet X dhe Y, ndërsa ato femërore dy kromozome X. Ky X shtesë te embrionet femërore sjell një proces shtesë të “çaktivizimit” të një kromozomi X, për të ruajtur ekuilibrin gjenetik, proces që kërkon më shumë energji. Për këtë arsye, embrionet femërore zhvillohen më ngadalë në fazat e para. Si rezultat, në IVF, ku embrionet përzgjidhen sipas ritmit dhe rregullsisë së zhvillimit, embrionet mashkullore kanë një avantazh të vogël, gjë që rrit gjasat të zgjidhen për transferim, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Edhe inteligjenca artificiale mund të favorizojë embrionet mashkullore

Dr. O’Neil dhe ekipi i saj kanë kryer një studim me 1.300 embrione, gjinia e të cilëve dihej paraprakisht përmes testimit gjenetik. Embrionet janë vlerësuar nga mjekë specialistë dhe dy sisteme të inteligjencës artificiale (AI), të cilat përdorin incizime “time-lapse” të zhvillimit të embrionit.

Rezultatet treguan se:

  • Kur mjekët bënin përzgjedhjen, 69% e embrioneve mashkulloreu vlerësuan si “të cilësisë së mirë”, krahasuar me 57% të embrioneve femërore.
  • Një nga sistemet e AI tregoi gjithashtu prirje të lehtë drejt embrioneve mashkullore, ndërsa tjetri ishte neutral.Edhe pse dallimet janë të vogla, ato mjaftojnë për të krijuar një prirje të lehtë gjinore në statistikat e përzgjedhjes së embrioneve.

Shpërndaje në: