Iniesta godet ashpër bashkëlojtarët e tij

Iniesta godet ashpër bashkëlojtarët e tij

Andres Iniesta ka folur pas humbjes 3:0 nga Juventusi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

31-vjeçari ka deklaruar se skuadra e tij nuk ishte e mirë në pjesën e parë, gjë që u kushtoi me dy gola të pranuara.

“Ne i bëmë gjërat gabim, sidomos në pjesën e parë, dhe Liga e Kampionëve të ndëshkon kështu me dy gola në pjesën e parë”, ka deklaruar Iniesta pas ndeshjes. /Periskopi/

Shpërndaje në: