Pas dy intervistave të fundit, Elsa Lila thumbon Arbana Osmanin?
Këngëtarja e mirënjohur, Elsa Lila, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas dy paraqitjeve të saj publike në podcastet e Grida Dumës dhe Arbana Osmanit.
Artistja, e cila prej vitesh konsiderohet një nga zërat më të veçantë të muzikës shqiptare, ka rrëfyer në të dyja intervistat për jetën personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite.
Megjithatë, ajo që ka ngjallur më shumë diskutime në rrjete sociale ka qenë ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në bisedën me Arbana Osmanin.

Një pjesë e ndjekësve kanë vënë re se Elsa është shfaqur më e tensionuar dhe më e rezervuar krahasuar me intervistën tek Grida Duma.
Në komentet online, nuk munguan krahasimet mes dy paraqitjeve të saj.
Një përdorues tha:“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetë-korrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar”.
Në vend që ta injoronte komentin, Elsa vendosi të përgjigjej vetë, duke sqaruar me qetësi situatën.



