Besnik Osmani i LDK-së njofton për ndërtimin e çerdhes së re: Më shumë mundësi për prindërit dhe familjet e reja në qytetin tonë
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i çerdhes në rrugën “Shukrije Obertinca”, në këtë komunë.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kjo çerdhe do të ketë kapacitet për 60 fëmijë.
“Sot filluam ndërtimin e çerdhes së re në rrugën “Shukrije Obertinca”.Kjo çerdhe moderne do të ketë kapacitet për 60 fëmijë, duke ofruar hapësira të sigurta, të ngrohta dhe edukative për gjeneratën më të vogël. Me këtë projekt po ndërtojmë jo vetëm një objekt të ri, por edhe më shumë mundësi për prindërit dhe familjet e reja në qytetin tonë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



