LAJMI I FUNDIT/ Osmani takohet me Memli Krasniqin – momentalisht në takim me Abdixhikun
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar takimet me partitë e ish-opozitës pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje të Glauk Konjufcës për kryeministër.
Sipas lajmi.net, Osmani gjatë ditës e ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Kurse, tash mësohet, se ajo është në takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Deri më tani, të gjitha partitë janë shprehur kundër Konjufcës për kryeministër.



