LAJMI I FUNDIT: Gjendet një letër në vendin ku ndodhi shpërthimi

LAJMI I FUNDIT: Gjendet një letër në vendin ku ndodhi shpërthimi

 

Policia gjermane ka gjetur një letër të lënë në vendngjarje, ku ndodhën tri shpërthime me bomba ndaj autobusit të ekipit të Borusia Dortmund.

Sipas informacioneve të fundit, letra është marrë nga Policia dhe tashmë po verifikohet autenticiteti i saj, shkruan Periskopi.

Prokuroria Gjermane ka thënë se në bazë të dyshimeve të para, besohet se në këtë letër merret përgjegjësia mbi sulmin e sontshëm.

I vetmi lojtar që mbeti i lënduar nga ky sulm ishte Marc Bartra, i cili atkualisht është duke u operuar në një spital në Gjermani. /Periskopi/

Shpërndaje në: