Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin

Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për qytetarët e Gjilanit që t’i japin besim kandidatit të LDK-së, Arbër Ismajli, për Kryetar të Komunës.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Gjilani po hyn në një raud të ri të besimit ku qytetarët po e rikthejnë shpresën për ndryshim, zhvillim dhe dijitet.

“Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin. Gjilani ka vendosur për një raund të ri besimi përmes votës. Përtej LDK-së, partitë që garuan po ia japin besimin Arbërit. Qytetarët e duhet t’i besojnë dhe t’i japin mundësi.Katër vitet e humbura mos lejoni që të bëhen dekadë e humbur për Gjilanin. Ju lutem, mos lejoni të stërkeqet edhe më tutje qyteti ynë, mos lejoni që ky vend të stagnoj edhe më tutje. Ju i keni provuar, i njihni mirë, me ta nuk ka zhvillim, por ka veç stagnim. Ata nuk e kanë dijen, nuk e kanë vullnetin e as kapacitetin e Arbërit dhe LDK-së, si besë dhe shpresë për Gjilanin”, ka shkruar Haziri.

Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se Arbëri dhe armta e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanit.

“Ata që po tentojnë të mbjellin defetizëm, nuk do t’ia arrijnë qëllimit sepse Gjilani njihet si qytet i kryengritësve më të mëdhenj për lirinë e shqiptareve, dhe për rebelim politik sa herë që rrezikohet familja, prona, e ardhmja. Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin. Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë!”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: